Dermatologia ngre alarmin: Këta persona janë më të rrezikuar nga kanceri i lëkurës

Frika e kancerit të lëkurës është rritur shumë së fundmi dhe për këtë çështje ka folur specialistja dermatologe Monika Fida. Në një intervistë televizive në OraNeës, ajo ka treguar se duhet që gjithë individët një herë në vit të bëjnë kontrollin e lëkurës te dermatologu, për të dedektuar sa më herët kancerin e lëkurës dhe për tu përgatitur për sezonin e verës.
"Këto individë janë personat me lëkurë shumë të çelur, personat që kanë sy me ngjyrë të çelur, ata që kanë histori familjare për melanomë ose për kancer në lëkurë, qoftë dhe histori personale dhe personat që kanë mbi 50 nishane në lëkurë. Është e nevojshme që kushdo të bëjë dermatoskopi për tu përgatitur për sezonin e verës. Me kryerjen e dermatoskopisë individi merr të gjithë informacionin e nevojshëm për mënyrën se si mund të mbrohet nga rrezatimi i dëmshëm ultra violet gjatë sezonit të verës. Duke filluar që nga përdorimi i kremrave me faktorë të lartë mbrojtës ndaj diellit, nga frekuentimi i pishinave dhe oraret disi më pakë të riskuara për lëkurën. Duhen përdorur kapele, syze me xham mbrojtës ultra violet, bluzave të lehta pambuku, veshje të cilat janë specifikisht për mbrojtjen e rrezeve të diellit që kanë atë stampën UV”, tha ajo.


