Përfaqësuesit e PD në KAS: Ja 5 provat e reja pse duhet të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Beratit

Politikë

Përfaqësuesit e PD në KAS: Ja 5 provat e reja pse duhet të

PD ka paraqitur 5 prova të reja në KAS për kërkesën e tyre për të përsëritur zgjedhjet në qarkun e Beratit.

Sipas përfaqësuesve të PD, Këshilli Bashkiak ka shpërndarë 10 milionë lekë për tërmetin në prag të zgjedhjeve si dhe ka shtyrë këstin e taksave e tarifave deri pas zgjedhjeve.

Në mes të provave është dhe furgoni që u kap me ndihma nga Rezervat e Shtetit. Po ashtu PD flet për presion ndaj nëpunësve civilë dhe shtim të punonjësve në Bashkinë e Beratit.

Sipas PD, tek të gjitha këto raste ka pasur shkelje dhe procesi zgjedhor i 25 prillit duhet të shpallet i pavlefshëm në Berat, dhe zgjedhjet të ripërsëriten.

PROVAT E PARAQITURA NGA PD

1. Vendimi i PS në Këshillin Bashkiak për shpërndarjen e 10 milionë lekëve për tërmetin në prag të zgjedhjeve. Ky fond nuk ishte parashikuar në buxhetin e bashkisë për këtë vit, por u shpërnda si mënyrë për të blerë vota.
2. PS në Këshillin Bashkiak të Beratit shtyu pagesën e këstit së taksave dhe tarifave deri pas zgjedhjeve. Edhe ky konsiderohet një akt që vendos shtetin në shërbim të PS për të ndikuar në rezultat.
3. Kapja e furgonit me ndihma nga Rezervat e Shtetit 1 javë përpara zgjedhjeve është provë e perdorimit të burimeve shtetërore për zgjedhjet për të ndryshuar rezultatin
4. Presioni i nëpunësve civilë per te gjetur secili 30-50 vota per PS-në kembim te vendit te punës.
5. Vendimi për shtimin e numrit te punonjësve të Bashkisë Berat me 16 persona.

Diferenca e votave për mandatin e 5-te të PS është 77 vota me LSI, ndërkohë që ka 5292 fletë të pavlefshme ose 6.54%.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion