Bill Gates flet për divorcin nga Melinda: Kisha bërë shumë gabime...

Soft

Bill Gates flet për divorcin nga Melinda: Kisha bërë shumë

Bill Gates ka folur për divorcin e tij nga Melinda, pas 27 vitesh, në një takim vjetor të organizuar nga Allen & Company.

“La të kuptohej se kishte bërë gabime. Po i referohej faktit që divorci ishte faji i tij. Ai dukej pak emocional. Ishte gati me lot në sy”, tregoi një nga pjesëmarrësit që ndodhej në takim.

Sipas “New York Post”, Gates nuk e përdori fjalën “marrëdhënie” kur fliste për fundin e martesës së tij.

Kujtojmë që pas divorcit të bujshëm të tjera detaje u zbuluan nga jeta private e Bill Gates. Teksa ka qenë i martuar me Melindën, gjatë asaj kohe ai gjithashtu ka arritur të mbajë kontakte edhe me një ish të dashurën, kapitalisten e softuer-ve Ann Winblad.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion