Ministrja Kushi jep njoftimin e fundit: Shkollat do nisin mësimin dy javë para datës zyrtare

Aktualitet

Ministrja Kushi jep njoftimin e fundit: Shkollat do nisin mësimin dy

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë me dije se viti i ri shkollor do të nisë dy javë përpara datës zyrtare, me qëllim që të rikuperohen të gjitha mangësitë nga mësimi online. Kushi theksoi se ky plan do të zbatohet në varësi të nevojave specifikave që do të ketë çdo shkollë.

“Jemi të vetëdijshëm që ka pasur edhe mangësira në njohuri apo kompetenca të nxënësve. Për këtë arsye, në muajt e fundit kemi punuar intensivisht edhe me ekspertët e MASR dhe ASCAP për të hartuar një strategji se si t’i plotësojmë këto mangësi. Ne kemi vendosur që për vitin e ardhshëm 2021-2022, dy javë përpara datës zyrtare të fillimit të vitit shkollor, ne do të kemi mësimin plotësues në të gjitha shkollat tona. Ky do të jetë një plan fleksibël në varësi të nevojave specifike që ka çdo shkollë apo zyrë arsimore.

Ministrja Kushi jep njoftimin e fundit: Shkollat do nisin mësimin dy

Për zbatimin e kësaj kurrikule, peshën më të madhe e kanë mësuesit tanë, prandaj zhvillimi profesional i tyre është shumë i rëndësishëm. Sfida e përbashkët është që t’u përgjigjemi ndryshimeve që ndodhin në kohën e duhur dhe mekanizmat më efiçiente, dhe gjithmonë duke mos bërë kompromis për cilësinë. Për të pasur nxënës të mirë, neve na duhen mësues të aftë. E gjithë sfida dhe puna jonë duhet të fillojë nga zhvillimi, përgatitja dhe përshtatja e mësuesit me ndryshimet e reja”, tha Kushi.

Kushi ka marrë pjesë në një konferencë ku është diskutuar për proritetet dhe sfidat në politikat arsimore, si edhe janë analizuar arritjet e arsimit deri më tani. Konferenca ‘Kurrikula e Bazuar në Kompetenca dhe Zhvillimi Profesional i Mësuesve në Arsimin Parauniversitar’, u zhvillua Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP) në bashkëpunim me MASR dhe ‘UNICEF Albania’.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion