Barack Obama feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush ish-presidenti amerikan
Lajmifundit
/
30 July 2021, 19:34
Soft

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama mbush 60 vjeç dhe po përgatit një festë të madhe me VIP -at në Martha’s Vineyard. Ai ka lindur në 4 gusht 1961 dhe do të organizojë festën në pronën e tij në Massachusetts të blerë në 2019.
Mes të ftuarve do të jetë George Clooney, Oprah Winfrey dhe të gjithëve u është kërkuar që të kenë një test negativ Covid.
Obama zakonisht organizon festime të mëdha për ditëlindjet e tij të rëndësishme. Kur mbushi 55 dhe 50 vjeç ai organizoi festat në Shtëpinë e Bardhë me të ftuar si Jay-Z, Stevie Wonder, Tom Hanks, Chris Rock, Ellen DeGeneres dhe Paul McCartney.


