775 mijë euro, çmimi i apartamentit në ndërtesën më të lartë të Tiranës

Soft

775 mijë euro, çmimi i apartamentit në ndërtesën

“Downtown One” është kulla më e lartë në vend dhe pa dyshim tërheq vëmendjen e të gjithë vizitorëve vendas, por dhe atyre të huaj.

Vendosja e relievit të vendit në fasadën e ndërtesës është një ndër arkitekturat unike, e cila është aplikuar për herë të parë në Shqipëri, gjë që e bën këtë kullë shumë katëshe akoma dhe më të veçantë.

Këtë të shtunë emisioni “Me Çelësa në Derë” na merr me vete brenda kësaj ndërtese.

Drejtori i shitjeve duke prezantuar një prej apartamenteve, tregon çdo facititet (të gjitha funksionet) që ofron përfshirë pamjen 360 gradë nga çdo cep i saj.

Duke mos e komplikuar shumë ai shuan çdo kureshtje sa i përket dhe çmimit të apartamentit.

“Çmimi i këtij apartamenti është 775 mijë Euro. Është një çmim që kur e krahason me çfarë projekti të ofron jemi në vlera shumë të kënaqshme.

Gjithashtu është një çmim në përshtatshmëri me tregun, zonën dhe vetë godinën ku apartamenti ndodhet.”/tvklan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion