I riu shqiptar hap zjarr në sheshin kryesor të Como-s në Itali

Aktualitet

I riu shqiptar hap zjarr në sheshin kryesor të Como-s në Itali

Policia italiane ka arrestuar një 20-vjeçar shqiptar pasi ka gjuajtur me armë zjarri në sheshin kryesor të Como-s në Itali.

Në pranga ka rënë dhe shoku i tij, po ashtu shqiptar, 19 vjeç.

Pas raportimeve për të shtëna oficerët mbërritën në vendngjarje dhe gjetën një pistoletë bosh në një lulishte pak metra larg sheshit.

20-vjeçari akuzohet për shpërthime të rrezikshme në një ambient publik të frekuentuar nga persona.

Ndërkohë 19-vjeçari është nën akuzë për mungesë dokumenti identifikimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion