Tërmet në rrjetet sociale dhe protesta të dhunshme / Parashikimi i astrologjes Denisa Shyle për muajin shtator

Muaji shtator është muaji i Virgjëreshës. Fokusi do të jetë më shumë te vetja, te heqja dorë nga vogëlsitë dhe te një vëmendje më e madhe ndaj shëndetit.
“Do të ketë shumë ndryshime të enjten. Urani shkon në retrogradë dhe ky është një lajm i mirë. Do të ketë disa probleme me teknologjinë, të cilat gjatë këtij muaji do të ndihen shumë, sidomos në rrjetet sociale. Një Hënë e Re hyn më 11 shtator, ndërsa Dielli kalon më 23 shtator. Kemi rikthimin e Chironit në Dash. Shironi është plaga jonë e përhershme; ne mësojmë nëpërmjet tij, por kujdes, pasi mund të kemi rritje të dhunës dhe agresivitetit”, shpjegoi astrologia Denisa Shyle
Parashikimi për 12 shenjat e zodiakut
Dashi: Deri më 11 shtator do ta keni fokusin te shëndeti, ndaj përzgjidhini më mirë gjërat që bëni. Pas datës 23 shtator do të fokusoheni më shumë te ana sentimentale.
Demi: Pas datës 11 shtator projekte të reja do të vijnë në jetën tuaj, ndërsa vetëm pas datës 23 do të riktheheni te jeta praktike.
Binjakët: Aktualisht po fokusoheni te çështjet që lidhen me pronat, banesat dhe shtëpinë. Pas 23 shtatorit do të fokusoheni te ana sentimentale, por edhe te projekte të reja që do t’ju vijnë. Kujdesuni për shëndetin fizik!
Gaforrja: Do të ndikoheni shumë gjatë kësaj periudhe, por do të krijoni marrëdhënie më të mira me shoqërinë. Pas datës 23, fokusi juaj do të jetë te çështjet ekonomike.
Luani: Këtë periudhë jeni përqendruar te vlerat materiale. Do të jeni më socialë dhe, pas datës 23 shtator, do ta keni fokusin te argëtimi dhe udhëtimet. Gjithashtu, do të shpreheni në mënyrë më të drejtpërdrejtë.
Virgjëresha: Ky është muaji juaj! Do të çliroheni dhe do ta kuptoni më mirë veten. Tashmë e keni zgjedhur rrugën në të cilën do të ecni. Pas datës 23 shtator do të keni përfitime të shumta në aspektin ekonomik.
Peshorja: Jeni disi të disbalancuar gjatë kësaj periudhe, por pas datës 23 do të filloni të gjeni ekuilibrin. Do të jeni më të vëmendshëm, por mos u bëni shumë xhelozë!
Akrepi: Është një muaj pozitiv për ju. Jeni fokusuar te ndjenjat dhe te vetja. Do të keni fat në karrierë dhe mund të ngriheni në detyrë.
Shigjetari: Keni mbyllur disa cikle problematike. Ky është një muaj në të cilin do të ecni përpara dhe do të vazhdoni rrugën tuaj. Do të keni fat në financa dhe do të përparoni, ndaj përdorini këto mundësi.
Bricjapi: Deri më 23 shtator do të jeni me shumë fat dhe do të fuqizoheni emocionalisht. Për sa i përket karrierës, do të keni mundësi të zgjeroni veten tuaj.
Ujori: Jjeni në një muaj të rëndësishëm, do keni fokus më shumë tek shëndeti, po hiqni nga jeta juaj shumë situata dhe persona. Pas datës 23 shtator, do hyni në një fazë ku do udhëtoni, do rriteni emocionalisht, por edhe nga ana ekonomike do keni rritje.
Peshqit: Deri në 23 shtator fokusin do e keni tek vetja dhe tek ana sentimentale. Hëna e re në datën 11 shtator do bëjë që ju të fokusoheni tek bota jashtë. Do keni lidhje të reja, partneritetete të reja, si dhe do keni më shumë bashkëpunime dhe më shumë para.


