“Nga “fast food”-et te marketet dhe…”/ AKU kalon në sitë bizneset që tregtojnë ushqime pranë institucioneve arsimore

Aktualitet

“Nga “fast food”-et te marketet dhe…”/ AKU kalon

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur një valë inspektimesh në të gjithë vendin pranë institucioneve arsimore, si pjesë e paketës “Siguria në shkolla” në prag të vitit të ri shkollor.

Ky aksion bazohet në kërkesat e ligjit “Për ushqimin” dhe ligjit të inspektimit, duke vendosur në sitë bizneset ushqimore që operojnë rreth e rrotull sistemit parauniversitar.

Plani i kontrolleve përfshin një gamë të gjerë subjektesh, që nga pikat e tregtimit si fast-food-et, byrektoret, piceritë dhe marketet, e deri te çerdhet, kopshtet apo shkollat ku ushqimi përgatitet direct në ambientet e tyre.

Gjatë inspektimeve, trupa kontrolluese po verifikon me rreptësi kushtet higjieno-sanitare, afatet e përdorimit të produkteve dhe garantimin e gjurmueshmërisë së tyre.

Një vëmendje e veçantë po i kushtohet kontrollit të etiketimit, si dhe marrjes së mostrave për analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike në laborator.

Përveç kontrolleve teknike, AKU do të ndërmarrë edhe fushata ndërgjegjësuese me operatorët e biznesit ushqimor për zbatimin e rregullave. Paralelisht, do të zhvillohen aktivitete informuese me vetë nxënësit në shkolla, me qëllim orientimin e tyre drejt zgjedhjeve të sigurta ushqimore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion