Shqipëria në revoltë, reagon sërish kryeministri: S’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë
Lajmifundit
/
16 October 2026, 13:47
Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e studentëve dhe gjimnazistëve që vijon në Tiranë.
Rama ka publikuar një mesazh përmes të cilit shpreh dashurinë për Shqipërinë, duke e shoqëruar postimin me një fotografi të një sinjalistike të rrëzuar në rrugë.
“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, shkruan kryeministri.
Reagimi i Ramës vjen në ditën e katërt të protestave në kryeqytet, ku studentë dhe gjimnazistë janë bashkuar në kundërshtim ndaj situatës politike në vend.


