Protesta në ditën e 4, përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë te MAS
Lajmifundit
/
16 October 2026, 13:39
Aktualitet

Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku protestuesit kanë goditur me gurë dhe sende të forta, ndërsa Policia e Shtetit është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të turmës.
Kjo ka bërë që turma të shpërndahej përkohësisht, në rrugët dytësore pranë Rrugës së Durrësit, për t'u rigrupuar sërish pas disa minutash para MAS.
Përplasjet kanë përshkallëzuar situatën në ditën e katërt të protestës, ku studentët, gjimnazistët dhe qytetarët janë mbledhur për të vijuar kundërshtimin dhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.


