Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme të konsiderueshme

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur zonën e Ishull-Lezhës gjatë orëve të mesnatës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:05, ku objektiv i sulmit ka qenë çatia prej llamarine e një ndërtese që përdorej për magazinimin e materialeve shtëpiake nga 65-vjeçari me iniciale B. Sh.
Policia ka nisur menjëherë hetimet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota dhe për të identifikuar autorët e këtij incidenti.
Njoftimi:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 00:05, shtetasi B. Sh., 65 vjeç, banues në Ishull-Lezhë, ka njoftuar se ishte dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse çatia prej llamarine e një ndërtese që ai e përdorte për mbajtjen e materialeve shtëpiake.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.


