Zhaku rrëfen të kaluarën me substancat narkotike: Krijova varësi…

Showbiz

Zhaku rrëfen të kaluarën me substancat narkotike: Krijova

Hyrja e re në shtëpinë e “Ferma VIP”, Zhaku (Inida Gjata), ka filluar të hapet me banorët e tjerë duke ndarë detaje nga jeta e saj personale. Në një bisedë të sinqertë gjatë orëve të vona, ajo ka folur për një temë delikate: të kaluarën e saj dhe varësinë që ka pasur nga lëndët narkotike.

Zhaku pranoi se e kishte përdorur këtë substancë si një formë shpëtimi nga një gjendje jo e mirë emocionale, megjithatë, theksoi se nuk bëhej fjalë për droga të rënda.


Unë s’kam abuzuar me droga të rënda. Faktikisht, bar kam pirë, por e bëra varësi një periudhë kohe,” – tha ajo, duke shtuar se e ndiente veten të futur në një “kllapë” prej së cilës ishte e vështirë të shkëputej.

Pavarësisht kësaj periudhe të vështirë, Zhaku theksoi se tani e ka lënë pas atë fazë dhe ndihet shumë herë më mirë.

“Jam shumë më e mirë tani që jam e kthjellët, patjetër,” – pohoi ajo me bindje.

Me natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe pa komplekse, ky rrëfim i Zhakut shton një tjetër dimension në profilin e saj brenda shtëpisë, duke treguar që ajo nuk ka frikë të përballet me të kaluarën dhe të flasë hapur për sfidat personale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion