Himni shqiptar u “harrua" gjatë kongresit të VLEN, ish-ministri Osmani: E ndaluan gjuhën shqipe, nënçmuan vullnetin e popullit

Kosovë&Rajon

Himni shqiptar u “harrua" gjatë kongresit të VLEN,

Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, dhe nënkryetari i BDI, Bujar Osmani, ka reaguar pas mungesës së himnit shqiptar në kongresin e VLEN.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani kritikoi ashpër koalicionin VLEN, duke e lidhur këtë situatë edhe me çështje të tjera që sipas tij kanë prekur shqiptarët në vend.

“E ndaluan gjuhën.
E ndërprenë përfaqësimin e drejtë.
E nënçmuan vullnetin e popullit.
E bllokuan Evropën.
Tani heshtën edhe himnin”, shkroi Osmani në reagimin e tij.

Deklarata e tij vjen mes reagimeve të shumta në North Macedonia dhe Kosovo lidhur me mungesën e himnit shqiptar në aktivitetin e zhvilluar nga VLEN.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion