Zebervoki eleminohet nga Big Brother Albania Vip 4

Showbiz

Zebervoki eleminohet nga Big Brother Albania Vip 4

Në fillim të primit të sotëm u mbyll televotimi dhe skuadra humbëse ishte ajo e Olsit.

Si pasojë skuadra e Olsit ka shkuar në televotim dhe një prej tyre do të eleminohej sonte.

Vetëm pak më parë u mbyll televotimi për të eleminuarin e sotëm dhe ai ishte Zebervoki.

Zebervoki foli pas eleminimit:

Falenderoj publikun qe me nxori, me ndihmuan qe te mos dorezohesha, sepse aty brenda pashe qe ajo nuk ishte loje per mua, njeriu nuk mund te ndryshoje nga morali dhe dinjiteti qe ka dhe aty shume situata krijohen per Prime

“Unë kam parimet e mia, më thënë të drejtën jam treguar shumë i matur dhe i rezervuar.

Nuk e pashë veten potencial të asaj loje, dhe nuk është e thënë që të kemi sukses në çdo fushë.

Kisha dhe frikën e asaj që kam ndërtuar jashtë, sepse çdo lëvizje e gabuar mund të rrezikonte shumë.

Është absurde të vish në një lojë dhe të humbësh vlerat, jeta, dinjiteti dhe morali të shoqëron gjithmonë”, u shpreh ai.

 

ME TE LEXUARAT