“Zarfi i zi, s’qenka dhe aq i tmerrshëm”, debate mes Julit dhe Ledionit për rikthimin e Eglës

“Prime” i Big Brother ishte i mbushur me debate, surpriza dhe të papritura. Edhe një herë Juli ka reaguar në lidhje përjashtimin e Eglës dhe më pas rikthimin e saj.
Në një përplasje me moderatorin Ledion Liço, Juli tha se në njoftimin e zarfit të zi thuhej se ata janë përjashtuar.
Këtë gjë e ka mohuar Ledioni, i cili është shprehur se në zarf nuk thuhej që është përjashtuar, por skualifikuar nga loja.
Mirëpo kjo bie ndesh me postimin që ende ndodhet në faqen zyrtare të Big Brother Vip në Instagram, ku shkruhet: “Egla përjashtohet nga Big Brother”.
Pjesë nga debati:
Juli: Këtu brenda ne luajmë ose jetojmë brenda disa rregullave dhe s’kemi informacion tjetër. I vetmi informacion është ajo që na vjen prej jush dhe prej “Vëllait të Madh” nëpërmjet urdhrave apo sfidave. Mos harroni që janë 80 e disa ditë, zarfi i zi nuk qenka edhe aq i tmerrshëm përsa kohë mund të na kthejë publiku në shtëpi.
Ledioni: Ne nuk kemi shtuar asnjë rregull, është një rregull formati që mund të aktivizohet sa herë që produksioni e sheh të arsyetueshme për ta aktivizuar. Deri tani ju njihni vetëm ngjyrën e bardhë, të kuqe dhe të zezë për zarfin.
Mund tju vijë një zarf lejla ose blu aty brenda për një arsye apo për një tjetër. Lufta juaj nuk është me Vëllaine Madh, duhet të jetë me veten tuaj përballë publikut sepse vetëm kështu fitohet ky edicion.
Juli: Jam dakord me ju po askush s’më ndalon këtë deduksion logjik për sa kohë që nuk e kisha parë këtë gjë më parë. E vërteta është kur thuhet BB është i paparashikueshëm, por kur thuhet skulaifikim nuk do të thotë skualifikim me pikëpyetje.


