Xumi flet pas daljes nga ‘BBVA’: Me Eglin i kam shkëputur kontaktet

Showbiz

Xumi flet pas daljes nga ‘BBVA’: Me Eglin i kam shkëputur

Xum Allushi u largua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4 mbrëmjen e djeshme, pas një nominimi direkt me Eglin.

Në një intervistë për “Shqipëria Live” në Top Channel, Xumi ndau përvojën e tij nga brenda shtëpisë dhe reflektimet mbi eliminimin. Ai deklaroi se sinqeriteti i tij mund të ketë qenë arsyeja kryesore që çoi në daljen nga gara.

Sa i përket marrëdhënies me Eglin, Xumi tha se çdo mosmarrëveshje mes tyre ka mbetur brenda shtëpisë.

“Ka qenë në kuptimin metaforik, dritat asaj shtëpie i kam fikur në momentin që jam larguar. Kush e kupton, e kupton. Penalizimi im i vetëm është se isha më shumë i vërtetë se i vërtetë. Unë Big Brother-in tim e kam fituar.

Në një muaj unë kam dhënë atë që doja. Janë krijuar meme. E dija se çfarë lloj trazie do shkaktoja në rrjetet sociale. Personi që solli memet në Shqipëri ishte Xum Allushi. Mami e ka ditur që ndjenjat e mia kanë qenë të pastra.

Zgjodha të isha i vërtetë dhe në asnjë koment skam pasur kritike nga ajo. E rëndësishme është që kam parë krenari në sytë e saj. Sigurisht që çdo gjë u mbyll në shtëpi. Unë prej ditësh e kisha shkëputur kontaktet me Eglin.”, u shpreh Xumi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion