Tragjedia me 79 të vdekur nga zjarri në hotel në Turqi, kreu i ‘Vatrës’: Sot u varrosën 14 njerëz nga e njëjta familje

Bota

Tragjedia me 79 të vdekur nga zjarri në hotel në Turqi, kreu i

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë, ku në një hotel dimëror, ka rënë zjarr dhe për pasojë, deri tani kanë vdekur 79 njerëz.

Kreu i Shoqatës Vatra në Turqi Bora Zukali u shpreh se shumica e viktimave nga ky zjarr ishin studentë dhe fëmijë. Ai u shpreh se sot janë varrosur 14 njerëz nga e njëjta familje dhe se në varrim ka qenë i pranishëm edhe presidenti turk Tajip Rexhep Erdogan.

Bora Zukali, kryetari i Shoqatës Vatra në Turqi: 79 persona vdiqën dhe për të gjithë Turqinë kjo është një ditë e zezë. Gjërat e nevojshme nuk ishin në rregull. Zjarri e përfshiu hotelin komplet dhe personat në hotel janë bllokuar. Në pushime dimërore ishin studentë bashkë me familje. 14 persona u varrosën nga një familje sot. Në varrim ka marrë pjesë edhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Po punohet për të zbardhur shkakun e zjarrit. Institucionet ia hedhin fajin njëri-tjetrit. Alarmet për tymin nuk funksiononin. Turistët kanë paguar 90 deri 800 euro për një natë në hotel, tarifa ka qenë e shtrenjtë. Zjarri mund të ketë rënë në restorant. Disa njerëz thuhet se ishin në gjumë dhe janë mbytur nga tymi. Për tragjedinë janë arrestuar 9 persona. Shumica e viktimave ishin studentë e fëmijë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion