Vladimir Blazev Panço, i vetmi anëtar i grupit DNK që i mbijetoi zjarrit tragjik në diskotekë

Showbiz

Vladimir Blazev Panço, i vetmi anëtar i grupit DNK që i

Vladimir Blazev – Panço, anëtari i njohur i grupit hip-hop DNK, ndodhet në respirator në Qendrën Klinike të Shkupit pasi pësoi djegie në fytyrë dhe dorë gjatë një koncerti në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Lajmin e ka konfirmuar motra e tij, Jadranka Nikolovska, e cila u shpreh: “Për momentin di që nuk është në rrezik për jetën, por gjendja e tij mbetet e rëndë. Nuk kam ende informacion për Andrej dhe anëtarët e tjerë të grupit.

DNK – Një nga grupet më të njohura hip-hop në Maqedoni

Grupi DNK, i themeluar në fillim të viteve 2000 nga Vladimir Blazev – Panço dhe Andrej Gjorgjev, është një nga grupet më të njohura hip-hop/r’n’b në rajon. Ata janë të njohur për tekstet emocionale dhe muzikën e tyre me një tingull modern urban. Këngët e tyre shpesh trajtojnë histori dashurie, realitetin e përditshëm dhe çështje sociale që prekin të rinjtë.

Disa nga hitet e tyre më të njohura përfshijnë: Fala, Ako utre me nema, Srce, Amajlija e Romani.

Panço, përveçse është frontmeni i grupit, është edhe DJ, producent dhe themelues i SureShotz Entertainment, një agjenci që ka sjellë artistë dhe DJ të njohur nga Ballkani dhe më gjerë.

Tragjedia e zjarrit në Koçan
Zjarri shpërtheu gjatë koncertit në një diskotekë në qytetin e Koçanit, rreth 100 km nga Shkupi.

Flakët përfshinë tavanin dhe çatinë e ndërtesës, duke shkaktuar një situatë kaotike me të rinj që përpiqeshin të shpëtonin.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, deklaroi se mes të plagosurve ka edhe të mitur në gjendje kritike dhe do të vihet në dispozicion një numër zyrtar për informimin e familjarëve.

Pesë anëtarë të grupit DNK humbën jetën, përfshirë këtu Andrej Gorgievski, një nga themeluesit e grupit.


Hetimet për ngjarjen tragjike janë në vazhdim, ndërsa komuniteti artistik dhe fansat janë tronditur nga kjo fatkeqësi e rëndë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion