Rrëzohet kërkesa e PD për të futur në rend dite zgjedhjen e avokatit të popullit

Politikë

Rrëzohet kërkesa e PD për të futur në rend dite

Në senacën e sotme në Kuvend, u kërkua nga Gazment Bardhi që të futet në rend të ditës zgjedhja e avokatit të popullit, por kjo nuk u miratua.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi gjatë fjalës së tij shpjegoi se PS nuk pranoi që të votoj pro, pasi nuk është zhvilluar procesi i dialogut mes PS-PD.

"Ne kemi kërkuar që të ndërtojmë një poroces sipas traditës paralamentare. Janë disa propozime me firmat e opozitës dhe duhet një proces që të diskutohet dhe arrihet në një konsesus.

Ne nuk kemi bërë propozimet tona, por duam që të diskutojmë propozimet e opozitës, nuk kemi asnjë reagim nga grupi I PD dhe opozita dhe që sot mund të nis procesi dhe ta votojmë në seancën e radhës pas zgejdhjeve", tha ai.

Nga ana tjetër deputeti i PL Petrit Vasili, u shpreh se ky proces ka hyrë në një ngërç, pasi u bënë 3 vite që nuk bihet në konsesnus për të zgjedhur avokatin e popullit.

"Procesi po hynë në ngerc sepse kjo risi u konsolidua atëherë dhe u votua automatikisht kandidatura e vetme që u propozua nga PS, s’ka nevojë për ndonjë proces formal parlamnetar, opozita është e foksuar në një kandidaturë të vetme ca procesi do të hap.

Ps pruri kandidturën që donte dhe u votua, këtu mund të thuhet se s’ka vullnet, jemi në një situatë të turpshme sepse për 3 vite resht ne nuk zgjedhin dot një avokat populli mazhoranca duhet që të votonte dhe ti jepte fund këtij turpi 3 vjeçar", tha Vasili. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion