Rruga e re që lidh Beratin me jugun po asfaltohet, Rama: “Urë zhvillimi për rajonin”

Aktualitet

Rruga e re që lidh Beratin me jugun po asfaltohet, Rama: “Urë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga përgatitjet për asfaltimin e rrugës lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut, një projekt që sipas tij nuk është thjesht infrastrukturë, por një investim strategjik për zhvillimin e zonës.

Rruga pritet të lehtësojë lëvizjen e banorëve dhe mjeteve në drejtim të jugut të vendit, duke krijuar një lidhje më efikase mes Beratit dhe jugut të Shqipërisë. Projekti, sipas Ramës, mbështet bujqësinë, rrit aksesin për fshatrat përreth dhe stimulon zhvillimin e turizmit në të dy drejtimet.

“Një projekt i shumëpritur që nuk është thjesht një rrugë në hartë, por një urë zhvillimi”, shkruan Rama në postimin e tij, ku shoqëron fjalët me pamje nga terreni.

Asfaltimi i kësaj rruge konsiderohet një hap i rëndësishëm për infrastrukturën lokale, me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë rurale dhe turizmin që vjen nga jugu i vendit.

ME TE LEXUARAT