“Vetëm zhduku, je duke folur me Zarfin e Zi”, debat i fortë mes Gjestit dhe Gertës

Egli, Rozana, Valbona, Livia dhe Egli kanë diskutuar ditën e sotme në lidhje me misionin sekret të Vëllait të Madh se kush janë dy ‘ninxhat’ që bënë gjithë shtëpinë rrëmujë.
Banorët ishin jashtë duke biseduar qetësisht me njëri-tjetrin, kur te dera e living shfaqet Gerta që shikon drejt tyre. Ata nisin që t’a komentojnë dhe ajo futet brenda.
Rozana shprehet se ajo ngjan si një kujdestare fëmijësh, një personazh filmi, me kamxhik. Livia i vjen në ndihmë dhe i thotë ‘La signorina trinciabue’.
Sapo Livia tha këtë, Rozana e thërret Gertën me këtë emër dhe ajo kthehet. Gazetarja thotë se në fakt ia ka thënë ajo që në fillim këtë emër pasi ‘mblidhje të gjithë kalamajtë e tu’.
Këtu ka ndërhyrë Gjesti i cili i tha: “Ça je duke dashur me thënë me këto kalamajtë e tu që nuk kuptoj?”.
Gerta nuk i ktheu përgjigje po nisi të fliste me Rozanën, e cila vendosi që të mos i kundërpërgjigjej më.
“Gerta askush s’do me të dhënë vëmendje, vetëm zhduku”, ia pret Gjesti.
Pjesë nga biseda:
Rozana: “La signorina trinciabue”, e ke parë filmin
Gerta: Këtë t’a kam thënë ty që në fillim, ti ishe ajo
Rozana: E njeh?
Gerta: E njoh shumë mirë. Atë emër t’a kam vendosur ty dhe personazhin t’a kam faturuar ty që në fillim të kësaj shtëpie
Rozana: Ti kush flet thua t’a kam thënë unë, kush bën një gjë e bëra unë
Gerta: Po t’a kam thënë, janë kamerat
Rozana: Si është “La signorina trinciabue”.
Gerta: Ti mblidhje gjithë kalamajtë e tu.
Gjesti: Ça je duke dashur me thënë me këto kalamajtë e tu që nuk kuptoj?
Gerta: Ke pas më shumë kalamaj, po të ikën rrugës.
Gjesti: Gerta askush s’do me të dhënë vëmendje, vetëm zhduku
Gerta: Ku përballon ti me fol, ti mbaj fjalën tënde që the ‘mbaje mend ça kam me të bërë për kokë të vëllait’ dhe si përfundim nuk bëre asgjë. Zë be në kokë të vëllait kot fare, sa të rëndësishëm e ke kokën e vëllait
Gjesti: Je duke folur me Zarfin e Zi. Të kam bukuroshe, o fytyrë rrumbullake, o e bukur


