Konflikt me sende të forta në Tiranë mes 3 të rinjve, dy të lënduar, policia nis hetimin

Tre te rinj u perfshine ne nje situate sherri ne Tirane ndersa policia ka nisur hetimin. Të rinjtë kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi për E. D, 18 vjeç, K. S., 24 vjeç dhe për një 17 vjeçar, pasi në rrugën “Kastriotët”, kanë qëlluar njëri-tjetrin për motive të dobta.
'Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë shtetasi K. S dhe 17 vjeçari, të cilët pas mjekimit në spital, u larguan në banesë', njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme


