"Vetëm prindërit mungonin...", Romeo Veshaj tregon momentin më të bukur në BBV

Showbiz

"Vetëm prindërit mungonin...", Romeo Veshaj tregon momentin

Konkurrenti tregoi se ndonëse dasma me Heidi Baçin brenda shtëpisë nuk ishte e vërtetë, i ka shijuar shumë që nga ftesat, përgatitja dhe pastaj pritja në altar, duke shtuar se vetëm prindërit e tyre mungonin.

“E gjithë pjesa e dasmës mua më ka pëlqyer shumë. Edhe ajo pjesa para dasmës, të gjitha përgatitjet. Jo e kam jetuar, por më është dukur vetja në Dhërmi, nuk më është dukur fare këtu.

Që nga momenti i ftesës aty, bisedat, përgatitjet, pastaj pritja në altar. Vetëm po mendoja pse nuk janë prindërit” – tha Romeo, ndërsa banorët treguan se dasma e çiftit ka qenë një moment i bukur edhe për ata.

ME TE LEXUARAT