Refuzojnë ushqimin por jo kafen, të dënuarit e regjimit 41-bis në Peqin në grevë urie

Aktualitet

Refuzojnë ushqimin  por jo kafen, të dënuarit e regjimit 41-bis

Mësohet se 7 të burgosur të regjimit  “41-bis”, në burgun e sigurisë së lartë në Peqin kanë kaluar në grevë të pjeshme urie. Burime zyrtare nga ky institucion bëjnë me dije se të burgosurit prej 2-3 ditësh  kanë refuzuar ushqimin, por jo kafen  dhe ujin ku këtë të fundit e shoqërojnë edhe me sheqer.

Ata kanë refuzuar ushqimin pasi janë kundër aplikimit të  regjimit “41-bis”, i cili parashikon izolimin e rreptë për ta.Kundërshti kanë shprehur edhe për kontrollet e shpeshta që janë kryer me urdhër nga vetë institucioni.

Mësohet se në grevë urie të pjeshme kanë kaluar: 
Albert Ilir Kupa
Sokol Mjacaj
Aldo Hoxha
Anterio Koaloshi 
Fatmir Pjetro
Erion Veziaj
Nikolin Topalli

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion