Vetëm pak të ftuar nga "Për'puthen", Melisa përlot Andin me surprizën për ditëlindje

Showbiz

Vetëm pak të ftuar nga "Për'puthen", Melisa

Melisa dhe Andi janë çifti i vetëm në fuqi i Për’puthen, ndonëse nuk dolën bashkë nga programi.

Ata kanë nisur bashkëjetesën dhe duken shumë të lumtur në rrjetet sociale ku postojnë foto e video të shumta nga jeta e përditshme.

Ditën e djeshme, Andi kishte ditëlindjen dhe ka organizuar një super festë ku ka ftuar miqtë e njerëzit më të afërt të tyre.

Të paktë kanë qenë ftesat për stafin dhe ish-konkurrentët e Për’puthen, pasi në rrjetet sociale janë parë vetëm Ana 1 dhe Arjan Konomi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @melisasfavess

Sakaq, një moment shumë i ëmbël i kësaj nate duket të ketë qenë surpiza e Melisës për Andin.

Ajo i ka dedikuar atij një këngë ku flet për gjithë ndjenjat e saj, duke ia kënduar për herë të parë në ditëlindjen e tij.

Kjo surprizë e ka emocionuar shumë Andin i cili është përlotur. Nuk dihet nëse Melisa do e publikojë këngën në YouTube apo platformat e tjera sociale, por tashmë kjo video është bërë virale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion