Video/ Sulmohet baza amerikane në Irak, raportohet për 3 të plagosur

Bota

Video/ Sulmohet baza amerikane në Irak, raportohet për 3 të

Baza ushtarake amerikane në Irak është qëlluar me 14 raketa, sipas një njoftimi të kolonelit Wayne Marotto, një zëdhënës i Koalicionit Ndërkombëtar kundër Terrorizmit në Irak.

“Rreth orës 12:30, baza ajrore Ain al-Assad u sulmua me 14 raketa. Raketat prekën bazën dhe perimetrin e saj por sistemet e mbrojtjes u aktivizuan menjëherë”.

Sipas informacioneve paraprake raportohet për tre të plagosur.


Ky është sulmi i fundit në një seri sulmesh që tani janë bërë rutinë kundër bazave ushtarake të SHBA-së  në Irak. Baza Ain al-Assad në pjesën perëndimore të provincës Anbar tashmë ishte shënjestruar nga tre raketa të hënën dhe disa orë më vonë ambasada amerikane në Bagdad u kërcënua nga një dron që më pas u rrëzua.

Gjithsej janë kryer 49 sulme që nga fillimi i vitit kundër bazave të SHBA-së në Irak, ku 2.500 trupa amerikane janë vendosur si pjesë e Koalicionit Ndërkombëtar kundër Terrorizmit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion