Vazhdon 'tradita', nga Përputhen në muzikë, edhe Tea së shpejti këngëtare
Lajmifundit
/
25 Maj 2021, 16:48
Showbiz

Prej kohësh është kthyer në' zakon 'që shumë nga konkurrentët pjesëmarrës së Përputhen, ti futen fushës së muzikës, duke kujtuar kështu ish-konkurrentët: Ana Lleshi, Melisa, Juli, Princi.
Mirëpo, duket se nuk do të mbyllet me kaq, pasi një nga ish konkurrentet më të përfolura të programit, Tea, duket se gjithashtu po punon për tu futur në tregun muzikor.
Teksa u rikthye në studion e Përputhen, ajo tregoi planet e saj, ku tha se do të bëhet dhe ajo këngëtare.
"Do bëhem dhe unë muzikante si gjithë kolegët e mi në "Përputhen". Do e bëj dhe unë një këngë, pse mos ta bëj", tha Tea.


