Helmoi për vdekje bashkëshortin miliarder pas martese, arrestohet aktorja pornografike

Bota

Helmoi për vdekje bashkëshortin miliarder pas martese, arrestohet

Aktorja japoneze e filmave për të rritur, Saki Sudo, është arrestuar pasi akuzohet për helmimin e burrit të saj. Mediat e huaja shkruajnë se 25-vjeçarja ishte martuar me miliarderin 77-vjeçar tre muaj para se ai të ndahej nga jeta.

Vdekja e burrit, Kosuke Nozaki daton në vitin 2018, por vetëm disa javë më parë gruaja u arrestua nën dyshimin për helmim me ilaçe stimuluese.

Kosuke Nozaki, ishte një miliarder japonez i njohur gjithashtu si Don Zhuan, i cili në një libër mburrej se kishte pasur 4,000 gra në jetën e tij. Ai gjithashtu drejtonte një kompani me pije alkoolike dhe një kompani tjetër kredie.

Natën e 24 majit 2018 Sudo e gjeti burrin e saj pa ndjenja në një divan në dhomën e gjumit në katin e dytë të vilës së tyre në Tanabe. Më pas, sasi të tepërta të ilaçeve stimuluese u gjetën në trupin e Nozaki. Policia tha se gjeti kërkime mbi ilaçe stimuluese në celularin e gruas.

Pas vdekjes së Nozakit, Sudo u emërua presidente e kompanive të burrit të saj të ndjerë dhe sipas disa raportimeve ajo po përpiqej të largohej nga Japonia para se të arrestohej.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion