Valbona sqaron raportin me Jozin dhe zbulon premtimin që i ka dhënë këngëtari në BBVIP4!

Showbiz

Valbona sqaron raportin me Jozin dhe zbulon premtimin që i ka

Valbona Mhilli u largua të martën nga shtëpia e “Big Brother VIP 4” gjatë një televotimi ‘kokë me kokë’ me Laert Vasilin.

Ditën e djeshme ajo ka dhënë intervistën e parë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Ajo ka qenë në studion e emisionit “Shqipëria Live” ku foli për rrugëtimin e saj në reality show. Ajo u shpreh se ka qenë e bindur se do të ishte pjesë finaliste, madje në treshen finaliste.

Më pas Valbona ka folur edhe për raportin e saj me banorin e BBV 4, Jozi.

“Jozi është një mik shumë i mirë i imi. Jozi është miku i ngushtë i vëllait tim jo biologjik. Aty jemi njohur, kaq”, tha ish-banorja, e cila shtoi se e kishte dëgjuar se do të bëhej pjesë e reality show-t.

Gjithashtu Valbona u shpreh se Jozi i ka premtuar se do të bëjë një këngë për babain e saj.

“Jozi do të bëjë një këngë për babanë tim”, tha ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion