Dosja për Martin Canin kalon për gjykim, flet shoku i viktimës: Kërkojmë drejtësi!

Aktualitet

Dosja për Martin Canin kalon për gjykim, flet shoku i viktimës:

Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë sot për gjykim autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, Mario Përlleshaj.

Pas përfundimit të seancës, shoku i Martinit, Luis Meçja u tha gazetarëve se është i gatshëm të dëshmojë në gjykatë pasi dëshiron drejtësi.

“Nuk e kam përjetuar mirë seancën, por dua të them se kërkojmë drejtësi. Jam gjithnjë i gatshëm të dëshmoj në gjyq nëse më kërkohet”, tha ai.

Martin Cani, 14 vjeç u vra më 18 nëntor 2024 pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Autori i mitur Mario Përlleshaj ndodhet në institutin për të mitur në Kavajë, ndërsa edhe në muajin dhjetor 2024 kundërshtoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion