Valbona fiton një avantazh në lojë, çfarë ka rezervuar Vëllai i Madh për të?

Showbiz

Valbona fiton një avantazh në lojë, çfarë ka

Banorët e Big Brother Vip Albania kanë zgjedhur ditën e sotme liderin e ri të shtëpisë, por në një mënyrë të re.

Dy zarfe u futën në shtëpi, ku banorët u ndanë në dy grupe, djemtë qënduan në dhomën e ndjenjes dhe vajzat në dhomën e grimit. Djemtë dhe vajzat votuan më vete për liderin e shtëpisë.

Me shumicë votash fitoi Valbona, e cila edhe këtë javë do jetë në krye të shtëpisë dhe do të ndajë të gjitha punët.

Në zarfet e lexuara nga Bledi për meshkujt dhe Kiara për femrat, theksohej se nga ky moment lideri i shtëpisë do të ketë avantazh në lojë. 

Menjëherë në rrjet kanë nisur aludimet dhe duke marrë parasysh nga BBV i vjetshmi, lideri ishte ai që niste zinxhirin, kur nominimet bëheshin në atë mënyrë dhe duket se Valbona do të nisë zinxhirin e nominimeve të martën, ose të shtunën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion