"Deja vu"/ Vajza e Brigitte Macron në një lidhje me një student 20 vite më të ri? Publikohen FOTOT

Vajza 42-vjeçare e Brigitte Macron, Tiphaine Auzière, raportohet se është në një lidhje me një student rreth 20 vite më të ri se ajo.

Auzière, vajza që Zonja e Parë e Francës pati nga martesa e saj e parë me André-Louis Auzière, shfaqet në një video të publikuar në Instagram nga 22-vjeçari Antoine Lecomte, në momente të afërta me të gjatë një udhëtimi të tyre në Amsterdam.
Sipas “Daily Mail”, vajza e Brigitte Macron dhe studenti 22-vjeçar i administrimit të biznesit janë njohur gjatë verës në Le Touquet, një resort bregdetar kozmopolit në veriperëndim të Francës. Në atë kohë, Lecomte punonte atje si instruktor kitesurfing dhe i dha mësime Auzière.
Një mik i afërt i vajzës së Brigitte deklaroi për revistën franceze “Gala” se tërheqja mes tyre ka qenë e menjëhershme.
“Tërheqja mes tyre ishte e menjëhershme. Ata kanë shumë gjëra të përbashkëta. Duan Le Touquet dhe adrenalinën, por edhe udhëtimet dhe sipërmarrjen”, tha ai.

Sipas raportimeve, Auzière, e cila punon si avokate dhe është e angazhuar gjithashtu në politikë, ia ka prezantuar tashmë Lecomte dy fëmijëve të saj, 12-vjeçares Élise dhe 10-vjeçarit Aurèle.
Fëmijët i ka nga lidhja e saj me Antoine Sotto, nga i cili u nda në janar të vitit 2025. Çifti kishte lidhur një marrëveshje bashkëjetese në vitin 2010.
Brigitte Macron raportohet se është veçanërisht e lumtur për lidhjen e re të vajzës së saj.
“Reagoi ashtu siç do të reagonte çdo nënë. E vetmja gjë që ka rëndësi për të është lumturia e vajzës së saj, ndaj është shumë e lumtur që e sheh atë të lulëzojë. Do të jetë shumë e lumtur të njohë Antoine”, tha një burim për “Gala”.

Sipas raportimeve, lidhja e re e Auzière ka nisur vetëm disa muaj pas ndarjes së saj nga prezantuesi francez Cyril Hanouna, në maj të vitit 2026.
Lidhja e re e 42-vjeçares ka rikthyer në vëmendje edhe marrëdhënien mes nënës së saj, 73-vjeçares Brigitte Macron, dhe presidentit francez Emmanuel Macron, 48 vjeç.
Kur u njohën, Emmanuel Macron ishte nxënës në shkollën private “La Providence” në Amiens, ku Brigitte Macron jepte mësim. Në atë kohë, Emmanuel Macron ishte vetëm 15 vjeç.


