Ushtria e Kosovës "pa bukë", Qeveria lut qytetarët: Aplikoni për kuzhinierë në FSK

Showbiz

Ushtria e Kosovës "pa bukë", Qeveria lut qytetarët:

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka hapur një konkurs për qytetarët për pozitën “kuzhinierë e staf mbështetës” në FSK, shkruan Periskopi.

Kjo vjen pas situatës së krijuar brenda në FSK, ku që një kohë ushtarët nuk janë duke u shërbyer me ushqim të shëndetshëm.

“Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë qytetarët e interesuar për të aplikuar në pozitat e lira për kuzhinierë e staf mbështetës, se në dokumentet e publikuara gjeni aplikacionin për punësim në pozitat e lira për kuzhinierë e staf mbështetës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ministrisë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë qytetarët e interesuar për të aplikuar në pozitat e lira për kuzhinierë e staf mbështetës, se në dokumentet e publikuara gjeni aplikacionin për punësim në pozitat e lira për kuzhinierë e staf mbështetës.

Formularët dorëzohen në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit, apo me postë në këtë adresë: Ministria e Mbrojtjes, 10000 Prishtinë, Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit/Sektori i Rekrutimit, Kati
Përdhes, Kazerma Adem Jashari, Prishtinë, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.

Gjithashtu, në linkun në vijim gjeni kriteret e përgjithshme si dhe formularin për aplikim.
www. mod.rks-gov.net/Page/16

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion