Përplasen dy kamionë në Cërrik-Gramsh, njëri përfundon jashtë rruge

Aktualitet

Përplasen dy kamionë në Cërrik-Gramsh, njëri

Një aksident ndodhi në aksin e rrugës kombëtare Cërrik – Gramsh në afërsi të fshatit Shtëpanjë gjatë paradites së sotme ku u përplasën dy kamionë, njëri nga të cilët përfundoi jashtë rruge.

Nga përplasja ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit me targë AA 846ZX , 32-vjecari Vilson Muça. Drejt vendit të ngjarjes shkuan ekipi i urgjencës së spitalit të Gramshit i cili i dha ndihmën e parë të dëmtuarit, i cili më pas u dërgua në Spitalin Rajonal të Elbasanin.

Vendin e ngjarjes më pas ishin edhe ekspertët e qarkullimit rrugor për të kryer veprimet proceduriale si dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit ku u konstatua se Selman Hazizolli ,drejtues i automjetit tip Benz kamion me targë AA 354VG , rezultoi i dehur.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion