U “zhduk” nga rrjetet sociale pas përplasjes me Jozin, Edi Kuçi bën lëvizjen e papritur

Showbiz

U “zhduk” nga rrjetet sociale pas përplasjes me Jozin, Edi

Emri i Edi Kuçit ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale, pas përplasjes së bujshme që pati me Jozefin Markun.

Pas kësaj përplasjeje, Edi mbylli llogarinë e tij në Instagram, duke zgjedhur të qëndronte larg vëmendjes publike.

Megjithatë, ai ka rikthyer tashmë profilin e tij, pasi ditën e sotme Edi ka publikuar në InstaStory një pamje nga Saint-Tropez, në Francë, ku shfaqet pranë një supermakine luksoze.

Rikthimi i profilit vjen disa ditë pasi llogaria e tij në Instagram ishte mbyllur, në periudhën që pasoi ngjarjen me Jozefin Markun.

Gjithçka nisi pas përplasjes së ndodhur në fund të gushtit, pamjet e së cilës më vonë u publikuan në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e publikut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion