U tha se u nda nga Fjolla Morina, reagon për herë të parë Fisnik Syla

Showbiz

U tha se u nda nga Fjolla Morina, reagon për herë të parë

Fjolla Morina nuk ka qenë aspak aktive në rrjete sociale këto kohë, ndonëse rrjeti ka zier vazhdimisht nga lajmet për të. Së fundmi në media është përfolur edhe se ajo i ka dhënë fund marrëdhënies me biznesmenin Fisnik Syla. Mirëpo ky i fundit i ka hedhur poshtë të gjitha aludimet dhe ka treguar sot se gjërat po shkojnë më së miri me këngëtaren.

Ai ka publikuar në Instagram një foto me Fjollën dhe përmes saj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

“Familjarë të dashur, miq dhe dashamirë të nderuar, urime dhe me fat festa e Fiter Bajramit! Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja! Fisniku dhe Fjolla”, ka shkruar ai përkrah fotos shoqëruar me dy zemra të kuqe.

U tha se u nda nga Fjolla Morina, reagon për herë të parë

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion