U tha se Chiara e tradhton, Fedez "i mbyll" gojën paparacëve në përvjetorin e martesës së tyre (Video)

Më 1 shtator, Fedez dhe Chiara festojnë përvjetorin e martesës dhe dje ata bënë 3 vite. Sigurisht, në një përvjetor të tillë, reperi nuk mund të rrinte pa surpriza.

Të gjithë me sy dhe veshë tek ata, pasi Fedez edhe këtë herë nuk zhgënjeu.
Reperi në mes të Liqenit Como kishte vendosur një pistë dhe një bandë, të cilët do luanin, teksa ai i këndonte bashkëshortes së tij, këngën që e kishte shkruar pikërisht për këtë ditë. Në perëndimin e diellit, Chiara përlotej teksa dëgjonte veprën e radhës nga bashkëshorti i saj.
View this post on Instagram
Ndërkohë, kujtojmë se pak ditë më parë, mediat italiane shkruanin se lidhja mes çiftit duket se po përçahet. Teksa po kalonin pushimet në jaht me shoqerinë, paparazzi ka kapur Chiarën dhe Fedez duke diskutuar ashpër, dhe topmodelja duke qarë. Sipas këtyre mediave, Chiara ka tradhtuar Fedez, dhe ky i fundit, duke i drejtuar telefonin, i kërkon llogari.
Por, kjo vepra e fundit e Fedez hedh poshtë lajmet e rremë.
View this post on Instagram
Çifti është bashkë që prej 5 vitesh, ndërsa bashkë kanë dy fëmijë, Leone dhe Vittoria.


