U arrestua për armëmbajtje pa leje, Gjesti lirohet nga paraburgimi

Showbiz

U arrestua për armëmbajtje pa leje, Gjesti lirohet nga paraburgimi

Këngëtari i njohur, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti është liruar nga paraburgimi.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë sot aktvendimin për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj këngëtarit, një javë pasi u ndalua.

Këngëtari do të hetohet në gjendje të lirë. Ai u arrestua nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe kanosje. A. 

Avokatët e tij, Artan Qerkini dhe Burim Azemi janë shprehur se në bazë të nenit 159 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, i cili përcakton parimin e proporcionalitetit në caktimin e masave të sigurisë, paraburgimi s’ka qenë masë proporcionale.

Ndërkohë, në llogarinë zyrtare të Gjestit në Instagram, nuk ka ende asnjë reagim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion