Projektligji i PD-së për zbritjen me 45 lekë të çmimit të naftës, ministri Karakaçi rrëzon propozimin: Që të ulet taksa e qarkullimit…

Aktualitet

Projektligji i PD-së për zbritjen me 45 lekë të

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë “rrëzoi” propozimin e PD për uljen e taksës së qarkullimit, në mënyrë që të zbritet çmimi i naftës.

I pyetur nga gazetarët se cili është qëndrimi i qeverisë lidhur me projektligjet e PD, ministri tha se çdo vend i BE e ka taksën e qarkullimit, ndërsa Shqipëria e ka te nafta dhe jo te automjetet.

“Taksa e qarkullimit për t’u ulur 45 lekë, nënkupton që të jetë 45 lekë. Nuk është aq lekë. Ne kemi ndjekur model tjetër. Taksa e qarkullimit është në BE, disa e segmentojnë te karburanti, disa te mjetet.

Ne e kemi gjykuar te karburanti, sepse paguan më shumë taksë ai që përdor më shumë automjetin. Ne jemi duke ndjekur me të gjitha grupet e interesit tregun e karburanteve, ka modele të ndryshme.

Ne kemi ndjekur modelin e vendosjes së një çmimi tavan, nuk kemi akoma vendimmarrje për Bordin e Transparencës. Siç u njoftua edhe dje, ky bord mund të krijohet me një vendim të Këshillit të Ministrave”, u shpreh ministri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion