U akuzua nga Arjan Konomi për përdorim të lëndëve narkotike, Kristjani merr vendimin drastik

Showbiz

U akuzua nga Arjan Konomi për përdorim të lëndëve

Pas një debati të zhvilluar disa puntata më parë në emisionin Për’Puthen, mes Kristjanit dhe opinionistit Arjan Konomi, lidhur me konsumimin e një çaji që sikurse u shpreh konkurrenti e dispononte vetëm ai dhe që rriste performancën, sot Kristjani ka marrë vendimin për t’u larguar përfundimisht nga emisioni.

Ai e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në Instastory.

U akuzua nga Arjan Konomi për përdorim të lëndëve

“Unë dhe miku im Erlind Kapllani vendosim përfundimisht që mos të jemi më pjesë e programit “Përputhen””, ka shkruar mes të tjerash ai.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Erlindi deklaroi largimin e tij si dhe tregoi arsyet.
Erlind tregoi se ai dhe Kristiani i kishin kërkuar produksionit pak kohë televizive që të sqaronin të vërtetën mbi akuzat për “drogën”.

Sipas tij, produksioni ua kishte premtuar këtë gjë, mirëpo në fund nuk ua kishte dhënë.Erlindi shtoi se në momentin që Kristiani ka tentuar të flasë kanë ardhur rojet për ta larguar me forcë.Kujtojmë se pak ditë më parë opinionisti Arjan Konomi bëri akuza të rënda ndaj Kristianit, duke thënë se Kristiani u jep konkurrentëve drogë dhe është për t’u arrestuar.

ME TE LEXUARAT