Papa Francesku i beson postin e rëndësishëm në Vatikan shqiptares

Bota

Papa Francesku i beson postin e rëndësishëm në Vatikan

Një shqiptare ka marrë postin e rëndësishëm nga Papa Francesku. Ky i fundit i ka besuar postin e profesoreshës së Kolegjit të Drejtësisë të Universitetit St. Thomas, Dr. Roza Pati. Papa Francesku e ka emëruar për të shërbyer në Dikasterin e Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor.
Pati, po ashtu, mbante postin e Drejtoreshës Ekzekutiv në një program për të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut dhe Themeluese e Akademisë së Trafikimit Njerëzor John J. Brunetti.

Sipas letrës Apostolike, “Ky Dikaster do të jetë kompetent veçanërisht në çështjet që lidhen me migrantët, ata në nevojë, të sëmurët, të përjashtuarit dhe të margjinalizuarit, të burgosurit, të papunët, si dhe viktimat e konfliktit të armatosur, katastrofave natyrore, dhe të gjitha format e skllavërisë dhe torturës”.

Papa Francesku i beson postin e rëndësishëm në Vatikan
Mbështetja e kauzave që mbrojnë dinjitetin njerëzor, sjellin ndërgjegjësim dhe kërkojnë zgjidhje efektive ligjore dhe politike drejt heqjes së të gjitha formave të vuajtjeve njerëzore, përfshirë trafikimin njerëzor, është një pasion për Dr. Roza Pati, shkruan STUnews.

E lindur në Shqipëri, Roza Pati u rrit nën diktaturë dhe regjimin ateist, në një familje katolike. Roza ishte ndër të lindurit e fundit që u pagëzua, pak para se regjimi të ndalonte të gjitha fetë, të mbyllte dhe shkatërronte shtëpitë e adhurimit, të burgoste e madje të ekzekutonte priftërinj dhe klerikë të tjerë, shkruan më tej gazeta, duke theksuar një vlerësim për Roza Patin.

ME TE LEXUARAT