Tjetër padi për Britney Spears! Çfarë i ka ndodhur kësaj radhe këngëtares?

Showbiz

Tjetër padi për Britney Spears! Çfarë i ka ndodhur

Britney Spears përballet me padi penale në Kaliforni, pas arrestimit të saj muajin e kaluar për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe drogës.

Këngëtarja e njohur u ndalua më 4 mars në një autostradë në jug të shtetit, pasi sipas autoriteteve drejtonte BMW-në e saj me shpejtësi të lartë dhe në mënyrë të rrezikshme.

Pas incidentit, 44-vjeçarja thuhet se u shtrua në një qendër rehabilitimi, ndërsa përfaqësuesit e saj e cilësuan ngjarjen si “plotësisht të pafalshme”.

Seanca gjyqësore është caktuar për të hënën e ardhshme, por Spears nuk është e detyruar të paraqitet personalisht, pasi akuza konsiderohet shkelje e lehtë.

Zyra e Prokurorit të Qarkut Ventura bëri të ditur se në raste të tilla, kur nuk ka aksident, të plagosur apo precedentë të mëparshëm, zakonisht nuk kërkohet dënim me burg.

Në vend të kësaj, të pandehurve u ofrohet shpesh marrëveshje për një akuzë më të lehtë, periudhë prove, ndjekje kursi për drejtim nën ndikim dhe pagesë gjobash.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion