Shiste drogë pranë shkollave dhe lokaleve, arrestohet 27-vjeçari te “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

Aktualitet

Shiste drogë pranë shkollave dhe lokaleve, arrestohet

Forca e Posaçme “Shqiponja” ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë, duke vënë në pranga një 27-vjeçar që shiste cannabis në rrugën “Petro Nini Luarasi”.

Sipas Policisë, gjatë operacionit u arrestua shtetasi me iniciale A.H. (H), 27 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa u procedua penalisht edhe shtetasi R.L., pasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike që dyshohet se e kishte blerë nga i arrestuari.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve, sekuestruan një sasi cannabis.

Operacioni u zhvillua në kuadër të kontrolleve intensive për evidentimin dhe goditjen e rasteve të shpërndarjes së drogës, kryesisht pranë shkollave, lokaleve dhe ambienteve të ndryshme në kryeqytet.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion