Tiri shpreh pëlqim për një prej vajzave në BBVIP4, Krisa reagon e shokuar! Ja çfarë thotë!

Showbiz

Tiri shpreh pëlqim për një prej vajzave në BBVIP4, Krisa

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, një bisedë mes Tirit dhe Aldos ka ngritur shumë pikëpyetje. Aldo e pyeti Tirin rreth një deklarate të mëparshme të tij, ku ai kishte thënë se i pëlqente një vajzë në shtëpi.

“Jo që më pëlqen një vajzë…”,u shpreh Tiri, duke shtuar më pas: “Mund të kem pëlqim.”

Kur Aldo e pyeti se për kë bëhej fjalë, Tiri me humor u përgjigj: “Kam një pikë të dobët për Rozana Radin.”

E dashura e Tirit, Krisa, ka reaguar në rrjete sociale pas kësaj deklarate, duke thënë se nuk di ende si ta përjetojë këtë situatë.

“Ma keni dërguar shumë këtë video, më keni bërë tag. Nuk e kam ende një përgjigje për këtë gjë, pasi prisni që unë të jem e indinjuar, e mërzitur, e acaruar, por edhe unë nuk di çfarë të them. Shpresoj shumë që kjo të jetë një lojë, të mos jetë e vërtetë", shprehet ajo në Instastory.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion