Emrat/ Plagosja e kushëririt të kryebashkiakut në Kukës, arrestohen 3 persona!

Disa ditë pas plagosjes të kushëririt të kryebashkiakut në Kukës, policia ka vënë në pranga 3 persona. Mësohet se aga janë; Zenel Muçmata, Genci Pinguli dhe Emes Asllanaj.
Ata janë arrestuar në Tiranë, teksa Zenel Muçmata ishte strehuar në një banesë pranë 9-katsheve dhe njëri prej tyre, do t’i çonte ushqim dhe tjetri do ta largonte.
"Me date 24.02.2025 Prokuroria prane Gjykate se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithsem Kukes, nen drejtimin e Prokurores Vilma Kapaj, ne bashkepunim me forcat operacionale te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se shtetit beri arrestimin e shtetasve;
1. Zenel Izet Muçmata dyshuar per kryerjen e vepres penale te “Vrasje me paramendim” e kryer ne bashkepunim e mbetur ne tentative dhe “Armembajtje pa leje” parashikuar nga nenet 78,25,22, 278 te kodit penal.
2. Genci Gezim Pinguli i datelindjes 25.01.1997 dyshuar per vepren penale te “Perkrahje e autorit te dyshuar per nje krim” parashikuar nga neni 302 te Kodit Penal
3. Enes Asllanaj i datelindjes 14.11.1990 dyshuar per vepren penale te “Perkrahje e autorit te dyshuar per nje krim” parashikuar nga neni 302 te Kodit Penal
Ky operacion ishte ne vijim te plagosjes se ndodhur nga vellezerit Muçmataj kundrejt vellezerve Halilaj per ngjarjen e ndodhur me date 19.02.2025. Ndaj Shtetasit Zenel Muçmata ishte caktuar masa e arrestit ne burg ne mungese", njofton Prokuroria.


