Tiri ka flirtuar me Loredanën? Reagon motra e Krisës: Ja si qëndron e vërteta!

Alba Çaushi, motra e Krisës, banores së BBVIP4 ka komentuar së fundmi lojën e kësaj të fundit.
"Krisa është një person shumë i dashur edhe pse aty është loja që të bën të shpërthesh. Është pak nevrike, nuk po bën ndonjë gjë ndryshe, ashtu është karakteri i saj. Është e vertëtë, është lojtare e vërtetë, e drejtpërdrejtë", tha Alba në TAR.
Sa i përket raportit me Tirin, ajo tha:
"Tiri duket që e mbështet dhe i jep qetësinë që i duhet Krisës. Nominimin nuk do e quaja autogol. Është pak në rrezik, por mendoj që edhe Loredana dhe Livia janë në rrezik.
Tiri është super djalë, shumë djalë i, mirë ma vlerëson motrën Krisa nuk është natyrë xheloze, por ndoshta presioni në shtëpi e bën të jetë pak e tillë. Është loja që të bën të ndihesh e pasigurt".


