“Ti nuk ke gjak shqiptari” , Jozi përplaset me Gjestin në momentin që po dilte nga shtëpia

Joz Marku u përjashtua ditën e sotme (e mërkurë) nga Big Brother VIP Albania 4.
Kjo pas deklaratës së rëndë që bëri ndaj Gjestit pas spektaklit duke e quajtur ‘kopil shkine’. Në Zarfin e Zi të mbërritur në shtëpi janë treguar edhe arsyet e përjashtimit të Jozefinit. Vëllai i Madh thekson se kjo gjë nuk tolerohet dhe se këngëtari duhet ta lë menjëherë garën.
E derisa po përshëndetej me banorët, ai shkoi te banori nga Kosova dhe ia lëshoi sërish një fjalë.
View this post on Instagram
Lexo po ashtuJoz Marku përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4
“Ti nuk ke gjak shqiptari”, iu drejtua ai Gjestit.
Dalja e Jozit ka mërzitur banorët që kalonin më shumë kohë me të, veçanërisht Valbonën e Loredanën.


