Tjetër tërmet 4.4 Rihter në Amorgos, rrugicat e Santorinit me shirit policor, shqetësim për vjedhjet e banesave

Bota

Tjetër tërmet 4.4 Rihter në Amorgos, rrugicat e Santorinit me

Vijojnë tërmetet në Egje, me lëkundjet sizmike që ndodhin njëra pas tjetrës në orët e fundit.

Një tërmet i ri me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në Amorgos.

Për shkak të rrezikut të lartë të lëkundjeve të vazhdueshme sizmike, autoritetet kanë mbyllur disa rrugica në ishull me shirita policie. Ndërkohë që rrëshqitjet e dherave vijojnë.

Njëherazi Santorini është në gatishmëri të lartë, pasi autoritetet lokale janë të shqetësuara për vjedhjet, pas largimit të rreth 11,000 banorëve që kanë lënë shtëpitë e tyre të mbyllura.

Tjetër tërmet 4.4 Rihter në Amorgos, rrugicat e Santorinit me

Forcat e policisë janë vënë në gatishmëri, me patrulla intensive dhe bllokime rrugore, në përpjekje për të parandaluar vjedhjet e mundshme.

ME TE LEXUARAT