"Teatër i njëjtë!", ishte vetë pjesë e emisionit, Sindi befason me deklaratën për "Për'puthen"

Showbiz

"Teatër i njëjtë!", ishte vetë pjesë e

Sindi Loci është ish-konkurrente e Përputhen, emisionit i cili theu rekorde shikueshmërie.

Qëllimi i Sindit ishte të gjente dashurinë, por pas shumë takimesh ajo nuk arriti të përputhej me asnjë. Edhe pse një vajzë e qetë në fillim, Sindi tregoi se kishte edhe një tip ekspresiv dhe këtë e shfaqi në debate të shumta që bëri në studio.

Debatet e vazhdueshme, por edhe refuzimi i njërit prej djemve për të cilën ajo u deklarua, Murati, bëri që Sindi të merrte vendimin për t’u largua nga emisioni.

"Teatër i njëjtë!", ishte vetë pjesë e

Por edhe pas përfundimit të asaj eksperience, për Sindin hatërmbetjet e krijuara brenda emisionit, duket se Sindi nuk i ka harruar dhe këtë e tregojnë postimet e shumta thumbuese që ajo bën kundrejt tyre.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe bën intervista virtuale të shumta me ndjekësit e shumtë. Së fundmi Sindi ka vendosur t’iu kthejë përgjigje pyetjeve të shumta që ata i kanë bërë për jetën private dhe për mendimin e saj për Përputhen 3.

“Si të duket sezoni i tretë i Përputhen 3?”, ka qenë pyetja që i është drejtuar, ndërsa Sindi dha përgjigjen që s’pritej.

“Mendimi im, teatër i njejtë, aktorë të ndryshëm”, u përgjigj ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion